23 Prill 2024

Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë nuk ka gjykim te mirëfilltë

Prishtinë, 1 dhjetor - Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është shumë ka publikuar analizën ligjore lidhur me trajtimin Institucional te Rasteve të Mosdeklarimit dhe Deklarimit të Rrejshëm të Pasurisë ndaj Zyrtarëve të Lartë Publik në Kosovë gjatë Vitit 2019.

Luftimi i korrupsionit është  ndër parakushtet kryesore që Kosova duhet ta realizoj në mënyrë  që  të krijoj  mundësinë  e  anëtarësimit  në  organizata  ndërkombëtare.

Raporti  i  Progresit  për  Kosovën  për vitin 2020, tregon se Kosova ende është në një fazë të hershme të luftës kundër korrupsionit duke bërë progres të kufizuar në këtë fushë, se korrupsioni është mjaft i përhapur dhe si i tillë mbetet një çështje shqetësuese serioze.  

Duke pasur parasysh se raportet me BE-në si dhe imazhi ndërkombëtar i Kosovës ndikohen në mënyrë thelbësore nga përparimi në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht në përparimin  e  luftës  kundër  korupsionit  dhe  krimit  të  organizuar,  në  këtë analizë  kemi  elaboruar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë si segment mjaft të rëndësishëm në këtë drejtim

Në këtë analizë janë trajtuar 20 raste penale të zhvilluara ndaj zyrtarëve të lartë publik gjatë vitit 2019 lidhur me veprën penale “mos raportimi, ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.  

Të gjeturat nga kjo analizë tregojnë se në Kosovë gjatë vitit 2019 kishte mungesë të trajtimit të mirëfilltë të rasteve gjyqësore të zhvilluara ndaj zyrtarëve publik, për veprën penale “mos raportimi, ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, që bën pjesë në kapitullin e veprave penale të korrupsionit zyrtar dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare në Kodin Penal.

Sipas raportit vjetor të Agjencisë, deklarimin e rregullt vjetor për vitin 2019 kanë pasur për obligim që ta bëjnë deklarimin e pasurisë së tyre 4819 zyrtarë të lartë publik.

Prej këtij numri të përgjithshëm e kanë deklaruar pasurinë 4759, ose 98.75 %, ndërsa pasurinë nuk e kanë deklaruar 60 zyrtarë të lartë publik (34 kanë deklaruar pasurinë pas afatit; 12nuk kanë deklaruar pasurinë; 14nuk kanë deklaruar pasurinë me arsye) apo 1.25%.

Gjatë vitit 2018 janë paraqitur 99 kallëzime penale dhe në bazë të tyre janë ngritur 44 aktakuza, 6 kallëzime penale janë hudhur poshtë, dhe për 37 raste janë zhvilluar hetime, por të njejtat janë pushuar.

Kështu, nga këto të dhëna për vitin 2018 dhe 2019, lidhur me veprën penale të mos deklarimit apo deklarimit të rrejshëm të pasurisë, në aspektin krahasimor rezulton se gjatë vitit 2019 janë paraqitur numër shumë  më  i vogël i kallëzimeve penale, ndërkaq aktakuza janë  ngritur gati njësoj  si në  vitin 2018, duke qenë dallimi vetëm një aktakuzë e ngritur më shumë në vitin 2018.

Sa i përket numrit të rasteve që janë hudhur kallëzimet penale rezulton se në vitin 2019 është hudhur vetëm  1  kallëzim  penal,  ndërkaq  në  vitin  2018  janë  hudhur  6  kallëzime  penale.

 Ndërsa,  lidhur  me pushimin e procedurës së hetimeve gjatë vitit 2019 kanë pushuar hetimet në 18 raste ndërsa në vitin 2018 hetimet kanë pushuar në 37 raste.

Nga këto të dhëna rezulton se gjatë vitit 2019 Prokurori i Shtetit ka qenë më efikas në hetimin dhe ndjekjen penale të këtyre rasteve, krahasuar me vitin 2018.

Pavarësisht se bëhet fjalë për një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si pasojë e trajtimit të tillë institucional, përfundimet e proceseve gjyqësore kanë qenë simbolike, me dënime minimale, gjë që nuk jep sinjal se korrupsioni po luftohet me seriozitet.

Projekti “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Studime Juridike dhe Politike dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Komonuelthit dhe Zhvillimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)