28 Mars 2024

Monitorohet procesi i kthimit me forcë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës

Prishtinë, 24 prill - Sot do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Kombëtarë Zviceran për Parandalim të Torturës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili vepron si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të tortures, për monitorim të përbashkët të operacioneve të kthimit me forcë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit do të jenë të panishëm Hilmi Jashari, Avokat i Popullit, duke përfaqësuar Mekanizmin Kombëtar për Parandalim të Torturës të Kosovës, ambasadori Zviceran në Republikën e Kosovës Jean-Hubert Lebet, Alberto Acheman, kreu i Komisionit Kombëtarë Zviceran për Parandalim të Torturës, udhëheqës të Mekanizmit Kombëtarë për Parandalim të Torturës të Kosovës, si dhe përfaqësues të mediave.

Ky Memorandum i Mirëkuptimit përcakton kornizën e bashkëpunimit ndërmjet Komisionit Kombëtarë  për Parandalim të Torturës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit të cilët veprojnë si Mekanizma Kombëtarë për Parandalim të Torturës lidhur me monitorimin e përbashkët të operacioneve të kthimit me forcë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

Procesi i monitorimit do të përfshijë fazën e dorëzim-pranimit të personave që do të kthehen në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, procedurat hyrëse në pikën kufitare të zbatuara nga Policia e Kosovës, shërbimet mjekësore, çdo procedurë tjetër vlerësimi, si dhe dërgimin në instittucionet përkatëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)