29 Mars 2024

Mitrovicë, situata në dy javët e fundit ka qenë kryesisht e qetë

Mitrovicë, 26 prill - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë në Mitrovicë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, se situata në dy javët e fundit ka qenë kryesisht e qetë, përkundër disa incidenteve që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se gjendja e sigurisë gjatë kësaj kohe ka qenë e qetë, ndërsa incidentet që kanë ndodhur nuk kanë ndikuar në situatën e përgjithshme. Në këtë kontekst, ai përmendi protestën e banorëve të Zhabarit dhe bllokimin e rrugës me 24 prill pas ndërprerjes kolektive të energjisë elektrike si dhe shkatërrimin e dy antenave të IPKO-së në Rudar, përkatësisht në Koshtovë të Leposaviqit.

Ai theksoi se në takime që ka pasur me zyrtarë të KEK-ut janë marrë vesh që tash e tutje të mos ketë ndërprerje kolektive të energjisë elektrike dhe tani kjo marrëveshje vetëm ka filluar të jetësohet. Në anën tjetër, ai dënoi shkatërrimin e antantave të IPKO-së në veri dhe kërkoi nga autoritetet që të marrin masa për të identifikuar kryesit e këtyre veprimeve kriminale.

Në lidhje me situatën e sigurisë, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, përmendi edhe një incident që ka ndodhur në Lagjen e Doktorëve, ku është gjuajtur me gurë në drejtim të një familjeje shqiptare. Në këtë drejtim, ai vlerësoi maturinë e popullatës shqiptare në vëri të qytetit dhe kërkoi masa më të mëdha të sigurisë.

Për situatë të qetë në këtë takim kanë folur edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe përfaqësues të KFOR-it, të cilët kanë theksuar  gatishmërinë e tyre për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)