19 Mars 2024

Ministrja Hoxha: Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë

Prishtinë, 17 Janar - Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka theksuar se “Ai e lartësoi epokën e tij duke i dhënë përjetësi vetes dhe popullit tonë, duke u bërë shembull i përbotshëm se si duhet dhe si çmohet atdheu”.

Ministrja Hoxha ka theksuar “Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë, me kombe e popuj që punojnë dhe jetojnë në lirinë e vet, duke qenë shembull i guximit dhe mençurisë. Jeta dhe veprat e heroit tonë kombëtar, na bëjnë përjetësisht krenar”.

Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Skënderbeu është gurthemeli i vetëdijes dhe qenësisë tonë nacionale. Ai e lartësoi epokën e tij duke i dhënë përjetësi vetes dhe popullit tonë, duke u bërë shembull i përbotshëm se si duhet dhe si çmohet atdheu.

Në këtë 550 vjetor të kujtesës së kalimit të Skënderbeut në amshim, kujtojmë me nderim angazhimin e tij për fuqizimin e pavarësisë dhe orientimin e miqësisë ndaj shteteve perëndimore.

Skënderbeu na lidhi përjetësisht me lirinë, me kombe e popuj që punojnë dhe jetojnë në lirinë e vet, duke qenë shembull i guximit dhe mençurisë. Jeta dhe veprat e heroit tonë kombëtar, na bëjnë përjetësisht krenar.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)