04 Qershor 2020

Ministrja Haxhiu nënshkruan marrëveshje me QKRMT

Prishtinë, 14 shkurt - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kosovare për Rehabilitilimin e të Mbijetuarve të Torturës, drejtoreshën ekzekutive, znj. Feride Rushiti.

Me anë të kësaj marrëveshje, anëtarëve të QKRMT-së, u lejohet që të vizitojnë Institucionet Korrektuese të Kosovës, në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm dhe rregullave në fuqi.

Ministrja Haxhiu, falenderoi znj.Rushiti, për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e gjendjes në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe u dakorduan për bashkëpunime të mëtejme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)