29 Mars 2024

Ministrja Haxhiu kërkon anëtarësimin Kosovës në Konferencën e Hagës

Prishtinë, 14 shkurt - Sot, Ministria e Drejtësisë i është drejtuar me një letër kërkesë Konferencës së Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare Private për të shqyrtuar mundësitë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë institucion tejet të rëndësishëm.

Përmes këtij anëtarësimi, por bazuar edhe në përvojën në anëtarësimet në konventat e këtilla, Ministria e Drejtësisë është e bindur se një gjë e tillë, do të mundësonte zbatimin e unifikuar të konventave ndërkombëtare në çështjet  e së drejtës ndërkombëtare private, si dhe do të lehtësonte qasjen në platforma dhe instrumente multilaterale që kanë të bëjnë me këtë fushë.

Për shkak të mos anëtarësimit në Konferencën e Hagës, është vështirësuar zbatimi i së drejtës në çështjet që lidhen me rrëmbimin ndërkombëtar të fëmijëve, në aspektin civil, si dhe në konteste  familjare dhe trashëgimore për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Kësisoj, Ministria e Drejtësisë  do të punojë me përkushtim në integrimin e  Republikës së Kosovës organizata  rajonale dhe ndërkombëtare me qëllim të lehtësimit në realizimin e të drejtave të qytetarëve të saj.

                        

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)