20 Shtator 2019

Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve

Prishtinë, 22 maj - Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, më datë 23 maj 2019, shpall zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e kadetëve për studime në Qendrën për Studime Universitare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, si dhe për studime në shtetet partnere, si në Republikën e Turqisë, Republikën Federale të Gjermanisë, Republikën e Kroacisë dhe në Republikën e Maqedonisë Veriore.

 Konkursi shpallet sipas Planit të Veprimit 2019 të Ministrisë së Mbrojtjes. Bazuar në këtë plan do të zhvillohet edhe procesi i shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes së kadetëve të rinj që do të pranohen në Qendrën Universitare të FSK-së dhe në akademitë ushtarake të shteteve partnere.      

Kriteret e përgjithshme për kadetë të FSK-së janë si në vijim: të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të këtë përfunduar shkollën e mesme; të jetë i moshës 18-21 vjeç; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit, si dhe të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë.

Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes do të jenë: shqyrtimi fillestar i aplikacioneve; testi i aftësive; testi fizik; intervista me shkrim dhe me gojë; testi mjekësor; trajnimi; verifikimi; emërimi si dhe e drejta e ankesës.     

Dokumentet e kërkuara për aplikim sipas konkursit janë: diploma (dëshmi) e shkollimeve të përfunduara; certifikata, mirënjohje (nëse posedon); certifikata e lindjes (jo më e  vjetër se 6 muaj); certifikata e shtetësisë; vërtetimi nga gjykata që nuk është nën hetime apo  i ndjekur penalisht; kopja e  letërnjoftimit apo pasaportës si dhe dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).         

Shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët konkurrojnë, mund të pranohen në Forcën e Sigurisë së Kosovës pasi t’i kenë plotësuar kërkesat dhe kriteret e përgjithshme të përzgjedhjes.

Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 23 maj 2019 deri më 13 qershor 2019.

 Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të testimeve.

 Formularët për aplikim do të jenë në dispozicion në të gjitha kazermat e FSK-së, si dhe në  ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes https://mod.rks-gov.net(www.mksf-rks.org) apo www.rks-gov.net/mfsk, ku do të publikohet edhe konkursi.

Formularët duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpi e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)