28 Mars 2024

Ministria e Mbrojtjes nënshkruan Memorandum me Shërbimin Korrektues

Prishtinë, 18 janar - Sot, në Ministrinë e Mbrojtjes u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. Memorandumin e nënshkruan sekretarja e Përgjithshme e MM-së, znj. Rozafa Ukimeraj dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Nënshkrimi i memorandumit ka për qëllim bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të Forcës për Sigurinë e Kosovës (FSK) dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), si dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve reciproke mes të dy Institucioneve.

Në kuadër të marrëveshjes është përfshirë edhe dhurimi i 18-të kontejnerëve nga SHKK, për FSK-në. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)