20 Prill 2024

Ministri Veliu vizitoi Agjencinë e Regjistrimit Civil

Prishtinë, 12 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu vizitoi sot Agjencinë për Regjistrim Civil ku u prit nga kryeshefi i këtij Agjencioni, Bekim Hoxha.

Ministri Veliu u njoftua për së afërmi për mbarëvajtjen e punëve të ARC-së, dhe sfidat që janë duke i kaluar stafi punonjës i ARC-së, në përballimin e fluksit gjatë kësaj periudhe.

ARC çdo ditë është duke bërë ndryshime në avancimet e sistemeve si dhe lehtësimin e proceduarave në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

Kryeshefi i këtij Agjencioni, z. Hoxha njoftoi se nga sot, ka filluar projekti i skanimit të kartotekave të vjetra të letërnjoftimeve dhe të pasaportave deri në vitin 1999.

Ky projekt, është vazhdimësi e digjitalizimit të të dhënave të ARC-së dhe bashkë me projektin e sistemit të termineve “online”, qytetarëve po u lehtësohet procedura e kryerjes së shërbimeve. 

Ministri Veliu shprehi vendosmërinë e tij për luftimin formave të ndryshme të korrupsionit dhe ruajtjen e të dhënave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
 
Në fund të kësaj vizite ministri Veliu u shpreh i kënaqur me menaxhimin e punëve që janë duke u bërë në këtë Agjenci, dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për mbajtjen e rendit dhe aplikimin e masave mbrojtëse në parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)