29 Mars 2024

Ministri Veliu përkrahë Policinë e Kosovës

Prishtinë, 10 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, priti në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, znj.Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan.

Në këtë takim u bisedua lidhur me kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19. 

Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se Policia e Kosovës gëzon një përkrahje të fuqishme nga ana e tij dhe se po bën përpjekje maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe. 

Në anën tjetër, znj. Kamberi duke falënderuar ministrin Veliu për përkrahjen e dhënë, theksoi se pret nga institucionet e vendit të respektojnë punën e palodhshme që po bëjnë të gjithë pjesëtarët e policisë, sidomos në këto ditë të vështira për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)