20 Nëntor 2019

Ministri Tahiri raporton para Komisionit për rekrutimin e noterëve të rinj

Prishtinë, 9 korrik - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.

Gjatë kësaj mbledhje ky komision po ashtu do të diskutoj edhe lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Kuvendi.

Komisioni gjithshtu shqyrton propozim vendimit të Qeverisë me kandidatët për Zëvendësdrejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrton raportet e Komisioneve Kryesore për Projektligjin për Hetim Parlamentar, raportin për Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2019

- Ambasada e Finlandës, UBT dhe UNDP organizojnë bashkërisht konferencën “Towards Small Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në konferencën “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, organizuar nga ambasada e Finlandës në Prishtinë në bashkëpunim me UBT. (Magjistralja Prishtinë - Lipjan, kampusi i UBT-së, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të 20 nëntorit - Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, Komuna e Gjilanit organizon vizitë nga Asambleja e Fëmijëve në tri shkollat fillore: Selami Hallaqi, Thimi Mitko, Rexhep Elmazi për nder të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. (Objektete e shkollave, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve hap dyert për fëmijët, prindërit dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë ambientet e KOMF për të biseduar bashkë për të drejtat e fëmijëve. (Zyret e KOMF, ora 10:00)

- Fillon punimet Kongresi i parë ndërkombëtarë për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Zyra e UNICEF-it në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Shtëpinë e Evropës në Kosovë organizojn aktivitetin kryesor për shënimin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00) 

- OQJ Integra organizon publikimin e raportit “Instituti i Vetizoluar - Vlerësim i Shoqërisë Civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Fëmijët e çerdhës "Dardania" në Gjilan dhurojnë 120 pako dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta. (Gjilan, ora 11:00) 

- Mbahen aktivitete argëtuese për fëmijët e zgjedhur nga Handikos, Asambleja e Fëmijëve, fëmijët nga komunitetet si dhe nga shkollat SHFMU, Gjilan mbështetur nga 'Albanica' dhe 'Kimi'. (Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon program nga Qendra e Vallëzimit Modern “Dancing House” Vallëzim Modern, Balet dhe Popullore. (Teatri i Qytetit, Gjilan ora 15:00)

- Qendra Multimedia shfaq "Pesë stinet e armikut te popullit" me regji të Blerta Nezirajt. (Teatri "Bekim Fehmiu" në Prizren, ora 20:00)