29 Mars 2024

Ministri Sveçla aktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

Prishtinë, 19 mars - Plani i Reagimit Kombëtar adreson mënyrën se si do t’i mbrojë qeveria qytetarët, të mirat materiale dhe mjedisin e vendit, është një plan për të gjitha llojet e rreziqeve, i cili siguron strukturë dhe mekanizma për politikat e nivelit kombëtar dhe për koordinim operacional të menaxhimit të incidenteve. 

Me aktivizimin e plotë të Planit, Ministri i  MPBAP, merr rolin e koordinatorit qeveritar me menaxhimin e incidenteve vendore. Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, është përgjegjës për koordinimin e operacioneve qendrore brenda Kosovës, për tu përgatitur, reaguar dhe rimëkëmbur nga fatkeqësitë natyrore, teknologjike dhe të shkaktuara nga faktori njeri. 

Andaj në mbështetje të nenit 10.2  dhe nenit 11 të Ligjit Nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, (Gazeta Zyrtare, Nr. 07, 01, mars  2019),  duke u bazuar në nenin 8 (paragrafi 1.4) dhe Shtojcën 6 të Rregullores nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit, Planin e Reagimit Kombëtar (Dhjetor 2010) dhe Vendimit nr.01/11 të datës 15.03.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës nxjerr: U. D Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla merr këtë:

V E N D I M

1. Aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar.

2. Themelohet Grupi Ndër-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve (GNMI).
3. Grupin Ndër –Institucional për Menaxhimin e Incidenteve nga pika 1 e këtij vendimi e përbejnë:

1.1. Xhelal Sveçla – Ud. Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike - Koordinator i Grupit Ndër – Institucional;
1.2. Arben Vitia, Ministër i Ministrisë se Shëndetësisë, apo  zv. Ministri;  
1.3. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural apo zv. Ministri;
1.4. Ministri i MEPTINIS, apo zv. Ministri;
1.5. Ministri i Mbrojtës, apo zv. Ministri;
1.6. Ministri i Drejtësisë, apo zv. Ministri;
1.7. Ministri i Financave dhe Transfereve, apo zv. Ministri;
1.8. Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, apo zv. Ministri;
1.9.  Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, apo zv. Ministri;
1.10. Ministri i Pushtetit Lokal, apo zv. Ministri;
1.11. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik – Drejtori ose i deleguari i tij;
1.12. Agjencia e Menaxhimit Emergjent – Drejtori ose i deleguari i tij;
1.13. Policia e Kosovës – Drejtori ose i deleguari i tij:
1.13.1.Departamenti i Kufirit – Drejtori ose i deleguari i tij;
1.13.2. Departamenti i Hetimeve – Drejtori ose i deleguari i tij;
1.14. Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion (MPBAP) – Drejtori ose i deleguari  i tij;
1.15. Departamenti për Siguri Publike (MPBAP)  – Drejtori ose i deleguar i tij;
1.16. Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave (MPBAP)  – Drejtori ose i deleguari  i tij;
1.17. Departamenti Ligjor (MPBAP) – Drejtori ose i deleguari i tij;
1.18. Zyra për Komunikim Publik (MPBAP) – Drejtori ose i deleguari i tij;
1.19. Doganat e Kosovës – Drejtori ose i deleguari i tij;
1.20. Thesari – Drejtori ose i deleguari i tij;
1.21. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit – Drejtori ose i deleguari i tij;
1.22. Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore – Drejtori ose i deleguar i tij;
1.23. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë  - Drejtori apo i deleguar i tij;
1.24. Posta e Kosovës – Drejtori ose i deleguari i tij;
1.25. Kryqi i Kuq i Kosovës – Sekretari ose i deleguari i tij;
1.26. Përfaqësuesi i sektorit Privat;
1.27. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

2. Obligohet Grupi Nder-Institucional për Menaxhimin e Incidenteve, nga pika 1 e këtij vendimi qe t’i kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre bazuar në Ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera, Planin e Reagimit Kombëtar dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi.

3. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit nga Ud. Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. 

Tashmë është aktivizuar Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Vendimi i dërgohet:
•Sekretarit të Përgjithshëm të MPBAP-së;
•Të gjithë anëtarëve të GNMI-së;
•Arkivit të MPBAP-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)