12 Gusht 2020

Ministri Selimi i gatshëm për mbështetje të institucioneve të drejtësisë

Prishtinë, 10 qershor – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi kanë pritur në takim njoftues Ministrin e ri të Drejtësisë, Selim Selimi.

Fillimisht, Kryeprokurori Lumezi ka uruar Ministrin Selimi për detyrën e re, si dhe e ka njoftuar me funksionimin, punën dhe të arriturat e deritanishme të Prokurorit të Shtetit, përkatësisht progresin e arritur në rastet e shenjëstruara, si për sfidat me të cilat ballafaqohet ky institucion.

Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit ka folur edhe për reformat permanente të cilat kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në këtë institucion, duke ndikuar kështu në rritjen e efikasitetit, performancës, llogaridhënies dhe integritetit të sistemit prokurorial. Rrjedhimisht, në kuadër të këtyre reformave, Kryeprokurori Lumezi ka theksuar se tanimë ka filluar edhe procesi i profilizimit të prokurorëve, duke ndikuar kështu edhe në avancimin e punës së prokurorisë.

Ndërkaq, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka deklaruar së prioritet i tij do të jetë përmbushja e programit qeveritar në fushën e drejtësisë, përgatitja e projektligjeve që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, përfshirja e të gjithë hisedarëve në proceset si vetingu, rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit në kuadër të projektit Drejtësia 2020, si dhe gatishmëria për t’i ndihmuar dhe mbështetur institucionet e drejtësisë.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të konsolidimit të institucioneve të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)