19 Prill 2024

Ministri Sefaj dorëzoi vetura për shërbimet emergjente për tri komunat veriore

Prishtinë, 15 dhjetor - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të tre veturave për zyrtarët e departamenteve për zjarrëfikje për komunat, Mitrovicë e Veriut,  Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Në këtë ceremoni morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, zëvendësministri i punëve të Brendshme, z. Milan Radojevic, drejtori i AME-së, Fadil Kodra, kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Goran Rakiç, Vucina Jakovic, Kryetari i Zveçanit si dhe zyrtarë të tri komunave.

Këto tri vetura i ka ndarë Agjencia për Menaxhim Emergjent për drejtoritë e Emergjencave, me qëllim të përmirësimit të shërbimit për qytetarët e asaj pjese.

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen tri komunat veriore sa i përket aspektit të menaxhimit të emergjencave dhe për bashkëpunimin sa i përket nivelit lokal me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)