28 Mars 2024

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi Boshkoviç vizitoj MFSK-në

Prishtinë, 23 tetor - Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Rrustem Berisha priti në vizitë zyrtare, në ambientet e MFSK-së,  ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi Predrag Boshkoviç.


Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi Boshkoviç u prit më nderime të larta nga Togu  Ceremonial dhe Orkestra Frymore e FSK-së.

Ministri Berisha dhe ministri Boshkoviç së pari zhvilluan një takim kokë më kokë, për të vazhduar më pastaj me një takim të përbashkët të dy delegacioneve.

Në delegacionin e FSK-së ishin të pranishëm Faruk Geci, drejtor i Politikave dhe Planeve në MFSK, Jashar Ramadani, shef i Kabinetit të Ministrit, majori Hisen Berisha, këshilltar ushtarak i ministrit dhe Elena Çitaku, këshilltare politike e ministrit, kurse pjesë e delegacionit të Mali i Zi ishte ambasadori Ferhat Dinosha, Ivica Ivanoviç, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Politikave të Mbrojtjes, Bojana Martinović, shef i Kabinetit të ministrit Boshkoviç dhe koloneli Zoran Boshkoviç këshilltar i ministrit për çështje ushtarake.


Ministri Berisha pasi i dëshirojë mirëseardhje ministrit Boshkoviç, e njohu atë edhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, ngritjen profesionale dhe procesin e tranzicionit të FSK-së.


Gjatë takimit, të dy ministrat biseduan edhe për bashkëpunimin e deritashëm, marrëdhëniet e mira dypalëshe, vazhdimin e bashkëpunimi në të ardhmen si dhe për mbështetjen reciproke të bazuar në memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive.
    
 Ministri Berisha njëherësh e falënderojë ministrin Boshkoviç për bashkëpunimin e mirë dhe konkret të Ministrisë që ai drejton, gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera, shkëmbimet në fushën e trajnimeve dhe shkollimeve, si dhe për pjesëmarrjen në ushtrime të përbashkëta fushore.

Gjithashtu ministri Berisha e njoftojë homologun malazias edhe për mundësinë e studimit të kadetëve të Malit të Zi në Qendrën e Studimeve Universitare që nga viti i ardhshëm.

Ministri Berisha, po ashtu konfirmoi marrëdhëniet e mira me vendet e rajonit, bashkëpunimin e mirë me vendet anëtare të NATO-s dhe vendet që aspirojnë për t’u anëtarësuar në NATO. Në kontekst të kësaj, ministri Berisha kërkoi nga ministri Boshkoviç, mbështetjen për anëtarësimin e MFSK/FSK-së me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut–A5.

Ndërsa, ministri Boshkoviç tha se Ministria e Mbrojtjes të Malit të Zi është e gatshme për zgjerimin dhe avancimin e bashkëpunimit me Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë të Kosovës.
 
Në prononcimet e tyre për gazetarë, ministri Berisha dhe ministri Boshkoviç konfirmuan edhe një herë gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen reciproke ndërmjet dy ministrive.

Ministri Berisha u shpreh: “E kam informuar ministrin Boshkoviç për të arriturat e FSK-së, progresin e saj dhe situatën e krijuar gjatë procesit të tranzicionit të FSK-së. Mali i Zi gjithmonë ka qenë dhe është partnerë i fuqishëm i Kosovës dhe jemi të sigurt se rrugën e kemi përpara. Me ministrin Boshkoviç diskutuam edhe për Paktin e Atlantikut ku organizator do të jetë Mali i Zi dhe ne si ministri do të jemi pjesëmarrës në këtë konferencë”.
     
 Kurse, ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkovic, në konferencën për media pos tjerash tha: “Mali i Zi është një mbështetës i madh i politikës së dyerve të hapura, integrimit në NATO, por gjithashtu mbështesim edhe të tjerët, i pranojmë dhe i respektojmë të gjitha mendimet ndryshe që ekzistojnë në rajon”,- u shpreh në fund ministri Boshkovic.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)