25 Prill 2024

Ministri Gashi zotohet për përkrahje të komunës së Obiliqit

Prishtinë, 20 prill - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, ka pritur në takim kryetarin e  komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi.

Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë në komunën e Obiliqit, me ç’rast ministri Gashi i ofroi mbështetjen e plotë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi bëri të ditur se  gjendja e sigurisë në komunën që ai drejton është e qetë dhe stabile dhe se nuk ka ndonjë shqetësim të theksuar në këtë aspekt.

Që të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se është shumë e rëndësishme që të ketë bashkëpunim të ngushtë në mes të nivelit lokal dhe atij qendror, në mënyrë që qytetarët e vendit të ndjehen të sigurt.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile në komunën e Obiliqit, veçanërisht sa i përket inspektimit të punimeve të objektit të ri të Qendrës për Pajisje me Dokumente, Qendrës për Regjistrim të Automjeteve dhe Gjendjes Civile,  i cili është në përfundim e sipër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)