24 Prill 2024

Ministri Gashi priti në takim kryetarin e komunës së Pejës

Prishtinë, 16 gusht  – Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi priti në takim kryetarin e komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri.


Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë në komunën e Pejës, me ç’rast ministri Gashi theksoi se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.


Ndërsa kryetari i komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri e njoftoi ministrin Gashi lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.


Në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile, në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve paisjen me dokumente.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)