13 Korrik 2020

Menyja ushqimore e të burgosurve përpilohet nga ekspertët e ushqimit

Prishtinë, 26 maj - Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se me qellim të sigurimit të mirëqenies fizike dhe shëndetësore të të burgosurve, menyja e ushqimore e përpilohet nga ekspertët e ushqimit.

Me këtë Meny, të burgosurve iu sigurohet ushqim i cili plotëson të gjitha nevojat, si për nga sasia e mjaftueshme ashtu edhe për nga cilësia. Ushqimi përmban të gjitha kaloritë e nevojshme konform rregullave të të ushqyerit dhe u servohet të burgosurve në tri shujta ditore, mëngjes, drekë dhe darkë. 

Përveç kësaj, në raste kur të burgosurit kanë ndonjë specifikë shëndetësore ose kërkesë, me rekomandim të mjekut të Qendrës, përmes kuzhinave tona ua përshtatim edhe ushqimin, si bukë të zezë dhe ushqime të tjera dietale.  

Po ashtu, në kantinat tona kemi rreth 142 artikuj ushqimorë të cilët mund të blihen nga të burgosurit dhe janë në dispozicion sipas regjimeve të tyre.

Në kuzhinat e institucioneve korrektuese, me këtë meny ushqehen të gjithë punonjësit e SHKK-së, të uniformuarit  dhe stafi civil.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, primare ka mirëqenien fizike dhe shëndetësore të të burgosurve, çdo herë duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale, pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)