19 Mars 2024

Menaxhimi i Integruar i Kufirit prioritet për sektorin e sigurisë

Prishtinë, 23 nëntor - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Yildiray Bayram, priti në takim  z.Alan Willson, këshilltar i lartë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit në EULEX, z.Musa Gashi, u.d. drejtor i Operatives dhe Kufirit, znj.Shpresa Kusari, përfaqësuese nga programi i Ambasadës Amerikane EXBS, z.Samedin Mehmeti, u.d drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shaban Guda, drejtor i Departamentit për Kufi në PK, dhe z. Dukagjin Zefaj. 

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje lidhur sigurinë e kufirit, gjendjen aktuale të funksionimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, sfidave, të arriturave dhe bashkërendimit ndërmjet mekanizmave të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK).

Me këtë rast, zëvendësministri Bayram i cili njëherazi është edhe Koordinator Nacional për MIK, vuri theksin në përkushtimin e MPB-së për përmbushjen e rolit dhe mandatit në përkrahjen e pa rezervë për autoritetet e përfshira në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit si dhe rritjen e  bashkëpunimin dhe bashkërendimin në sferën e MIK-ut. 

Gjithashtu, ai potencoi avancimin e bashkëpunimit me autoritetet e zbatimit të ligjit si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, avancimin e sistemeve të vendosura në QKMK dhe kufi, shkëmbimin në kohë reale të informatave, inteligjencën dhe hetimet e përbashkëta, shfrytëzimin e bazave të dhënave ndërmjet autoriteteve dhe mekanizmin që bashkërendon këto aktivitete 24/7, që është QKMK e cila është e vendosur në objektin e MPB-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)