24 Prill 2024

Mehaj dhe Rama njoftojn Osmanin me programet e ngritjes së kapaciteteve të FSK-së

Prishtinë, 14 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim koordinues për çështje të mbrojtjes Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)