25 Prill 2024

Mehaj dhe Qelaj bisedojn për respektimin e të drejtave të personelit ushtarak

Prishtinë, 5 maj - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim njoftues Avokatin e Popullit,  Naim Qelaj. Në këtë takim u bisedua lidhur me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të personelit ushtarak dhe civil në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Me këtë rast, të dy palët u pajtuan për fuqizimin e bashkëpunimit me qëllim të dhënies së kontributit në qeverisjen e mirë dhe promovimit të të drejtave dhe lirive që gëzojnë punonjësit me uniformë ushtarake dhe punonjësit civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Ministri Mehaj e falënderoi Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, për bashkëpunimin e ofruar, duke vlerësuar njëherazi punën dhe angazhimin që ky institucion bën në mbrojtjen e të lirive dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikë së Kosovës.

Po ashtu, Ministri Mehaj, ka theksuar se me qëllim të promovimit të të drejtave të ushtarakëve, në planin e tij ka edhe themelimin e funksionit të Ombudspersonit për Forcën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)