09 Prill 2020

Mediave nuk u kufizohet lëvizja, me vete ta kenë ID-në

Prishtinë, 24 mars - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kontaktuar Zëdhënësin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu, për të marrë më shumë informata rreth masave të reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në lidhje qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve private nga data 24 mars 2020, gjatë orës 10:00-16:00 dhe nga 20:00 – 06:00.

“Komuniteti i mediave, gazetarët dhe ekipi përcjellës, mund të vazhdojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të rregullt, në përputhje me urdhëresat të cilat tashmë janë në fuqi. Gazetarët, kameramanët, fotoreporterë dhe punetorët medial duhet që gjatë gjithë kohës të mbajnë me vete I.D. e tyre të punës, të cilat dëshmojnë angazhimin e tyre profesional. Gjithashtu, udhëtimin e tyre gjatë përcjelljeve të ngjarjeve në teren, ta bëjnë me vetura zyrtare dhe të regjistruara si pronë e mediumit ku ata punojnë” – thuhet në përgjigjen zyrtare të Kryeziut.

Udhëzimet shtesë do të pasojnë gjatë ditës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do ta pret në takim Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar lidhur me situatën aktuale të krijuar nga pandemia COVID-19. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë. (Google Meet, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës promovon tunelin dezinfektues, i vendosur si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID 19. (Oborri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 14:30)

- Studentët e arteve të AAB-së, sjellin ekspozitën e parë virtuale të studentëve në Kosovë. (Transmetim live në faqen e Kolegjit AAB në facebook, ora 17:30)