28 Mars 2024

Mbyllet qendra e regjistrimit civil në Mitrovicën Veriore

Prishtinë, 15 korrik - Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, kanë njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se nga nesër komuna e Mitrovicës në veri do të mbyllet për shkak të rasteve të reja me COVID-19, të paraqitura tek zyrtarët e kësaj komune.

Meqenëse Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente ndodhen në objektin e komunës, MPB i njofton qytetarët se që nga nesër, nuk do të ofrohen shërbimet për Regjistrimin e Automjeteve, deri në hapjen e komunës, meqenëse shërbimet e regjistrimit të automjeteve nuk mund të kryhen në komunat tjera, për shkak të taksës komunale.

Ndërsa, shërbimet për pajisje me dokumente mund të bëhen në të gjitha komunat tjera më të afërta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)