19 Gusht 2019

Mbahet ushtrimi fushor për zvoglimin e rreziqeve nga fatkeqësitë

Vushtrri, 19 prill - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, organizuan sot një ushtrim fushor për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë.

Ushtrimi ishte pjesë e planit komunal të punës për të testuar kapacitetet operacionale në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera dhe për të trajnuar më tej pjesëmarrësit në parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj fatkeqësive në një mënyrë që u shërben nevojave të gjinive të ndryshme, si dhe ndërtimin e besimit brenda komunitetit ku po zhvillohet stërvitja.

Në ushtrim morën pjesë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, Qendrës së Mjekësisë Familjare, përfaqësuesve të Organizatave të Shoqërisë Civile, institucioneve arsimore, komuniteteve lokale dhe të gjitha institucioneve të tjera përkatëse të Komunës së Vushtrrisë.

Rreth 200 pjesëmarrës ishin të përfshirë drejtpërdrejt në këtë ushtrim dhe më shumë se 1800 sosh në aktivitetet përgatitore, ku rreth 60% prej tyre ishin meshkuj dhe 40% femra.

Ushtrimi u zhvillua në kuadër të projektit 'Ndërtimi i Besimit përmes Reduktimit të Rrezikut nga Fatkeqësitë dhe Përfshirjes Gjinore' i financuar bujarisht nga qeveria e Japonisë qëllimi i të cilit është përshpejtimi i procesit të ndërtimit të kapaciteteve të autoriteteve përgjegjëse lokale dhe qëndrore përgjegjëse për Zvogëlimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2019 - Mbahet mbledhja e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" festojnë ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarve e mbar njerëzimit ish Presidentit të SHBA, Billi Clinton . (Zyret e shoqatës "Miqtë e Amerikës", që gjendet afë Agjencisë së Statistikave të Kosovës përball Parlamentit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Biblioteka Universitare, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e kuqe, Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëjn përurimin e Stadiumit Ndihmës në lokacionin Boka Boka. (Fshati Korishë në Prizren, ora 11:00)

- Bëhet shfaqja për media e filmit "Shpia e Agës" i Lendita Zeqirit (Kinema Cineplexx, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 19:00)