19 Prill 2024

Mbahet takimi i rregullt i Grupit koordinues për Dhunën në familje

Prizren, 27 shtator – Në Prizren, është mbajtur takimi i rregullt tre mujor i Grupit koordinues me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve dhe veprave penale të dhunës në familje, duke vepruar sipas procedurave standarde të veprimit.

Në këtë takim thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha, dhe mbështetur nga Ambasada Amerikane, ishin të pranishëm përfaqësues nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata, mbrojtës të viktimave, përfaqësues nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues nga Qendra e Shëndetit Mendor, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Strehimorja si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues.

Nga të pranishmit u kërkua që të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me dhunë në familje të trajtohen me prioritet dhe me seriozitet të theksuar dhe të vlerësohet shkaku apo problemi, në mënyrë që të shtohen mekanizmat mbrojtës.

Po ashtu, të pranishmit, në kontekst të këtij takimi diskutuan rreth vlerësimit të rrezikshmërisë në rastet e dhunës në familje, po ashtu diskutime pati edhe për Draft Ligjin për Mbrojtje nga dhuna në familje. Me theks të veçantë, u diskutua për dhunën psikologjike dhe ekonomike, si dhe mënyrat për identifikimin e tyre.

Në anën tjetër, përfaqësues të institucioneve pjesëmarrëse, prezantuan planet e tyre lidhur me angazhimet e tyre për rastet që lidhen me dhunën në familje, si dhe deklaruan se të gjithë janë duke i trajtuar rastet e tilla në bazë të kompetencave që ka secili institucion përkatës për luftimin e kësaj dukurie.

Në fund të takimit, të gjithë pjesëmarrësit u dakorduan se do të vazhdojnë bashkëpunimin me kapacitetet ekzistuese për trajtimin me prioritet të rasteve të dhunës në familje.

 
 


 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)