19 Prill 2024

Mbahet takimi i radhës i këshillit kombëtarë kundër narkotikëve

Prishtinë, 22 maj - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Selami Shkodra mbajti takimin e radhës me këshillin kombëtarë kundër narkotikëve, ku objekt diskutimi ishte implementimi i Strategjisë Kundër Narkotikëve.

Në këtë takim u diskutua lidhur me raportet e tremujorit të parë të këtij viti, për të gjitha institucionet të cilat janë të përfshira në përmbushjen e objektivave të përgjithshme të Strategjisë Kundër Narkotikëve.


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme,  z. Selami Shkodra, fillimisht vlerësoi grupin punues  për punën e bërë deri më tani, në veçanti falënderoi organet e ndjekjes penale, me theks të veçantë Policinë e Kosovës në luftimin e kësaj dukurie negative.


Koordinatori Shkodra kërkoi nga të gjithë akterët e përfshirë që të bëjnë përpjekje maksimale në luftimin e kësaj dukurie, në mënyrë që të këtë sa më pak kontakt të qytetarëve me të gjitha llojet e drogave.


Grupi punues vlerësoi se luftimi i kësaj dukurie ka arritur suksese, por duhet të bëhen përpjekje edhe më të mëdha në luftimin dhe parandalimin e drogave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)