18 Prill 2024

Mbahet punëtori për zbatimin e Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve

Prishtinë, 19 korrik - Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit kanë organizuar një punëtori dyditore për zbatimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në të cilën janë të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryeprokurori dhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, prokurorët ekspertë të Projektit “SMIL” dhe menaxhmenti i Sekretariatit të KPK-së.

Gjithashtu në këtë trajnim po marrin pjesë edhe bashkëpunëtorët profesionalë, zyrtarët ligjorë dhe referentët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me qëllim të përgatitjes së tyre si trajnerë, të cilët janë të obliguar që ta trajnojnë stafit administrativ dhe prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm dhe Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, i cili planifikohet të fillojë në muajin gusht 2018.

Krerët e pranishëm të sistemit prokurorial, kanë vlerësur se kjo punëtori ka efekt të madh kur dihet se një ndër shtyllat e reformave të sistemit prokurorial është edhe digjitalizimi i punës së prokurorive, më të cilin do të rritet efikasiteti i punës dhe do të mundësohet një menaxhim më i mirë i resurseve të përgjithshme, ngaqë puna manuale do ta zëvendësohet me punën përmes sistemit elektronik.

Projekti SMIL mbështetet nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë për përgatitjen digjitalizimit të procesit të punëve në sistemin e drejtësisë kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)