14 Gusht 2018

Mbahet marrshim për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen në Brekoc të Gjakovës

Gjakovë, 10 gusht - Shoqëria Civile e Gjakovës në përkrahje nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), organizojnë marrshim prej Parkut të Qytetit deri tek Çarshia e vogël për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40 vjecare dhe vajzës së saj, në Brekoc të Gjakovës, dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.

Individ e aktivistë nga shoqëria civile, të bashkuar kërkojnë t'i japet fund dhunës dhe t'u thon të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!

Kjo protestë është organizuar si reagim kundër vrasjes së dyfishtë si pasojë e dhunës në familje, në Komunën e Gjakovës.

Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën na qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)