27 Nëntor 2022

Mbahet konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”

Prishtinë, 27 shtator - Ministria e Mbrojtjes (MM) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) organizon konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë ambasadorë, atashe të mbrojtjes si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe ushtarakë të të gjitha shteteve partnere.

Gjithashtu do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Bashkim Jashari, shefi i shtabit të KFOR-it, gjeneralbrigade John B. Bozicevic, drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Joachim Hoppe, të cilët në sesionin e parë do të paraqiten me fjalimet e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2022

- Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës organizojnë “Ditën e Hapur’’ në të cilën do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)