24 Shkurt 2019

Mbahet konferenca për mekanizmat për parandalimin e torturës dhe keqtrajtimit

Prishtinë, 12 tetor - Këshilli i Evropës zyra në Prishtinë në bashkëpunim me Institucioni e Avokatit të Popullit në Kosovë, organizon konferencën rajonale për mekanizmat kombëtar për parandalimin e torturës, keqtrajtimit dhe trajtimit jo human. 

Konferenca  Aftësia e kufizuar mendore, privimi nga liria dhe dinjiteti njerëzor është  aktivitet i projektit “Forcimi i Mekanizmit Kombëtar të Parandalimit të Torturës” i cili financohet nga ana e Këshillit të Evropës, qeverisë zvicerane si dhe qeverisë norvegjeze dhe zbatohet nga ana e Këshillit të Evropës.

Projekti synon vetëdijesimin e palëve të interesuara si dhe publikut të gjerë mbi rolin dhe mandatin e mekanizmave për parandalimin e torturës dhe keqtrajtimit.

Konferenca organizohet për të shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor (10 tetor), me fokus tematik në parandalimin e keqtrajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore në kontekstin e privimit të lirisë.

Konferenca synon ta lehtësojë shkëmbimin profesional dhe diskutimin mbi sfidat me të cilat MPN-të në rajonin e Ballkanit Perëndimor përballen kur bëhet fjalë për monitorimin e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara mendore në sistemin e drejtësisë penale, institucionet psikiatrike dhe institucionet e kujdesit social.

Në mënyrë të veçantë, ajo synon të japë hapësirë për ndarjen e praktikave të mira të zbatuara nga MPN-të në Ballkanin Perëndimor të cilat mund të përsëriten në kontekstin e vendeve të rajonit.

Përveç kësaj, synon ta përkrahë bashkëpunimin ndërmjet organeve ndërkombëtare të monitorimit, mekanizmave parandalues nacionalë dhe autoriteteve relevante për mbrojtjen më të mirë të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara mendore në kontekstin e heqjes së lirisë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)