14 Dhjetor 2019

Mbahet diskutimi me nxënës për luftën kundër trafikimit me njerëz

Podujevë, 7 nëntor - Me rastin e fushatës Vetëdijesuse Kundër Trafikimit me Njerëz, që ka filluar me 18 tetor të këtij viti, Zyra e Sekretariatit të Strategjive e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e mbështetur nga ICITAP-i, mbajtën një tryezë në Podujevë, me qëllim vetëdijesimin e nxënësve mbi këtë fenomen.

Në kuadër të fushatës janë duke u mbajtur takime të rregullta në Komunat e Republikës se Kosovës, ndërsa sot takimi u mbajt në Komunën e Podujevës, ku me ndihmën e Stacionit Policor të Podujevës dhe Drejtorisë së Arsimit të kësaj komune,  tryeza u mbajt me nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike ‘’Isa Boletini’’.

Përfaqësues të Autoritetit Kombëtar Anti Trafikim, diskutuan për fenomenin e trafikimit me njerëz në Kosovë, duke vënë në duke angazhimet e institucioneve të Kosovës në luftën kundër këtij fenomeni.

Me këtë rast në bashkëbisedim me nxënës, u diskutua për parandalimin e hershëm dhe për shenjat e para që nxënësit mund të vërejnë për një rast potencial të trafikimit, me qëllim të njoftimit të autoriteteve të Kosovës.

Fushata Vetëdijesuse ka për qëllim përfshirjen sa më të gjerë të gjithë shoqërisë kosovare në përgjithësi, në mënyrë që të gjithë së bashku, duke kontribuar në luftimin e këtij fenomeni tejet negativ, të parandalohet trafikimi me njerëz.

“Mos hesht!, bëj diçka, ndal trafikimin me njerëz”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019 - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)