14 Korrik 2020

MAShTI dhe MSH koordinojn angazhimet rreth përmbylljes së vitit shkollor

Prishtinë, 22 maj - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, e shoqëruar nga zëvendësministri Jusuf Thaçi, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Maturës, dhe zëvendësministri Xhavit Rexhaj, i ngarkuar për çështjet e organizimit të testit të arritshmërisë, me datë 21 maj 2020 është pritur në takim nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani.

Në këtë takim mori pjesë edhe drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala. Temë e diskutimit ishte zhvillimi i procesit arsimor në përmbyllje të vitit shkollor dhe të vitit akademik në kontekstin e pandemisë Covid-19.

MAShTI kërkoi opinione dhe sygjerime nga MSh dhe IKShPK për një sërë aspektesh si përfundimi i vitit shkollor dhe akademik, provimi i maturës dhe testi i arritshmërisë, provimet në institucione të arsimit të lartë dhe çështja e institucioneve parashkollore përfshirë edhe mundësitë eventuale të rihapjes së institucioneve edukative-arsimore publike dhe private bazuar në trendet epidemiologjike.

Palët u dakorduan se duhet vazhduar me qasjen e kujdesshme dhe me punën e deritanishme në menaxhimin e institucioneve dhe të procesit arsimor me qëllim të mbrojtjes së popullatës dhe luftimit të Pandemisë Covid-19.

Pas trajtimit në hollësi të gjitha çështjeve relevante, u vlerësua se duhet pritur edhe vlerësimin e paraparë të fazës së dytë të luftimit të pandemisë deri në fund të muajit maj.

Kjo analizë e institucioneve tona përgjegjëse për menaxhimin e kësaj emergjence do të tregojë për hapat e mëtejmë për menaxhimin më të mirë të aktiviteteve të parapara për përfundimin e vitit shkollor dhe organizimin më të mirë të mundshëm të testeve kombëtare.

Ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i IKShPK-së u zotuan se do të ofrojnë përkrahje për proceset e ardhshme në sektorin e arsimit.

Palët, po ashtu, u dakorduan se kërkohet vazhdimi i mobilizimit dhe qasjes së angazhuari të gjithë Qeverisë dhe faktorëve arsimor, përfshirë drejtoritë komunale të arsimit dhe të menaxhmentit të shkollave për të menaxhuar si duhet fazën e ardhshme të Pandemisë Covid- 19.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Korrik 2020 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës mban konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti "Dekada e sigurisë 2010-2019" si dhe do të bëhet edhe prezantimi i përgatitur nga Policia e Kosovës, të ashtuquajtur:" Gjendja e sigurisë në trafikun rrugor". (Ndërtesa e Ministrisë sē Infrastrukturës, ora 10:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon konferencën online me temën “Sfidat në procedimin e krimeve të luftës në Kosovë-cila është rrugëdalja?” (zoom.us/j/93560389814, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

 - Mbahet dëgjimi publik për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023 me grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjithë OJQ-të (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 15:00)

- Në prani të Ambasadorit Gjerman, Christian Heldt dhe drejtori të GIZ, David Oberhuber do të nënshkruhet një partneritet publik-privat midis GIZ dhe Kolegjit Heimerer me qëllimi zbatimin e masave të menaxhimit të higjienës sipas hulumtimit më të fundit të Covid-19 që do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme sigurinë e pacientëve dhe stafit në spitalet publike në Kosovë dhe do të parandalojë përhapjen e koronavirusit brenda këtyre institucioneve. (Tek Kolegji Heimerer, ora 15:00)

- Mbahet dëgjimi publik me Biznese të komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 16:00)

-  Demokraci për Zhvillim organizon  sallonin e radhës me temën “Ndikimi i pandemisë në punësimin e grave”. (Përmes platformës Google Meet, ora 17:00)

-  Ambasada e Francës permes rrjeteve sociale kremton Festën kombëtare franceze. (https://www.facebook.com/FranceauKosovo/,  ora 18:00)