26 Prill 2024

Masakra në Burgun e Dubravës nuk u trajtua nga Tribunali i Hagës

Prishtinë, 22 maj - Në mesin e shumë kallëzimeve penale që KMDLNj ka bërë ndaj atyre që planifikuan, e përkrahën, nuk e penguan apo bënë krime lufte, krime kundër njerëzimit, shkelje të zakoneve të luftës e deri në gjenocid në Kosovë e që nuk u trajtuan fare nga drejtësia ndërkombëtare, në rastin konkret nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish Jugosllavinë ishte edhe Kallëzimi  Penal për Masakrën e Dubravës.

Ky Kallëzim Penal ishte dorëzuar nga KMDLNj përkatësisht nga Prof.Dr.Pajazit Nushi dhe Tahir Demaj i Këshillit Rajonal në Pejë me datë 07.03.2002 në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës për ish Jugosllavini dhe ish protokoluar me numer, NR.18/02.Kallëzimin Penal e kanë përgatitur: Tahir Demaj, Zenel Mekaj, Drita Krasniqi, Mubijene Begolli-Sedefi dhe Muhamet Asanaj.

Kallëzimi Penal për Masakrën në Burgun e Dubravës është përgatitur në kohë ( viti 2000-2002) dhe është dorëzuar me kohë , më 7 mars 2002.

Mostrajtimi i Kallëzimeve Penale nga Tribunali i Hagës, UNMIK dhe EULEX edhe për masakrat më të tmerrshme në mesin e të cilave Maskara e Burgut të Dubravës, për nga pesha dhe pasojat mund të krahasohet me Kampin në Aushvic apo Dahau, e bënë të kuptueshëm, pranueshëm dhe ligjor ndryshimin në Kodin Penal të Kosovës nga Ministria e Drejtësisë me të cilin mund të gjykohen dhe denohën në mungesë ata që kanë kryer krime lufte ne Kosovë.

Ndonëse, nga aspekti i të drejtave të njeriut, për shkak të pamundësisëtë sigurimit të një mbrojteje efektive edhe KMDLNJ ka pasur rezerva, në rrethanat ekzistuese kur Serbia është bërë mbledhës dhe mbrojtës i të dyshuarve për krime lufte e që janë larguar nga Kosova dhe kur Serbia refuzon çdo bashkëpunim, për më keq iu garanton mbrojtje dhe përkujdesje shtetërore, gjykimi dhe dënimi për krime lufte në mungesë është mënyra e vetme për të siguruar edhe një drejtësi sado të vogël për viktimat dhe familjet e tyre dhe përgjegjësi për kriminelët.

Me këtë Kallëzim Penal për Masakrën në Burgun e Dubravës , KMDLNj shpreh respekt për të gjitha viktimat civile dhe ushtarake, familjarët e tyre si dhe për aktivistët e KMDLNj –së që kanë bërë një punë të madhe në dokumentimin e krimeve të luftës dhe që tani nuk janë në mesin e të gjallëve.

Është bërë punë e madhe nga KMDLNj dhe të tjerët në këtë aspekt por e drejta e viktimave për drejtësi është sabotuar nga “drejtësia ndërkombëtare”!

P.S. Si shtojcë të reagimit , KMDLNj ia bashkangjet vetëm fletën e parë të Kallëzimit  Penal për Masakrën në Burgun e Dubravës ndërsa Kallëzimi i kompletuar është në KMDLNj –ë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)