27 Prill 2024

Lumezi dhe Havolli diskutojnë për fuqizimin e luftës kundër korrupsionit

Prishtinë, 2 korrik - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, me ç’rast ka biseduar për tema me interes të përbashkët institucional. 

Ndër të tjera, zbatimi dhe plotësimi i legjislacionit në luftën kundër korrupsionit, me theks të veçantë̈ të Ligjit për Agjencinë̈ Kundër Korrupsionit (AKK), ai për deklarimin e pasurisë, si dhe koordinimi dhe harmonizimi i të dyja institucioneve në hartimin e Strategjisë̈  Kundër Korrupsionit 2021-2025, ishin në fokus të diskutimit në takimin e mbajtur ndërmjet Kryeprokurorit Lumezi dhe Drejtorit Havolli. 

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit që të trajtohen me prioritet të gjitha rastet, të cilat i posedon kjo agjenci dhe që janë për t’u dërguar në prokurori, duke theksuar se fuqizimi dhe avancimi i luftës kundër korrupsionit është̈ qëllim dhe prioritet i lartë e i domosdoshëm institucional.   

Në fund të takimit të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të fuqizimit të luftës kundër korrupsionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)