29 Mars 2024

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar tani me adresë të posaçme

Prishtinë, 1 korrik - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri vlerëson si hap jashtëzakonisht të rëndësishëm funksionalizimin e Departamentit Special pranë Gjykatës Themelore dhe Gjykatë së Apelit në Prishtinë.

Përmes një deklarate për media, ministri Tahiri ka theksuar se me emërimin e gjyqtarëve të cilët që nga dita e sotshme do të angazhohen në këtë departament, tani e tutje do të trajtojë ekskluzivisht lëndët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas tij masat e Agjendës “Drejtësia 2020” kanë hyrë në kursin e duhur të realizimit dhe se luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar  i është vendosur një adresë e posaçme dhe e specializuar brenda gjyqësorit, e cila pritet të rrisë efikasitetin e shqyrtimeve gjyqësore dhe do të mundësojë rezultate konkrete në përkushtimin institucional për luftë të pa kompromis kundër këtyre dukurive.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)