28 Mars 2024

LIB-i mbështetë OVL të UÇK-së për protestën në Mitrovicë

Prishtinë, 28 maj - Me 30 maj 2010 pritet të mbahen zgjedhjet e Serbisë në një pjesë të shtetit të Kosovës. Në kundërshtim të kësaj ndërhyrjeje të hapur të Serbisë në Kosovë, OVL- UÇK-së, po në këtë datë, ka thirrur një protestë gjithëpopullore në Mitrovicë.

Lëvizja për Integrim dhe Bashkim konsideron se ky  është një hap i drejtë,  i domosdoshëm  dhe konkret, i cili ndërmerret nga OVL e UÇK-së.

Lëvizja për Integrim dhe Bashkim (LIB) mbështetë fuqishëm protestën dhe i bënë thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve, por edhe të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e këtij angazhimi  në mbrojtje të Kosovës nga agresioni shtetëror i Serbisë.

Lëvizja për Integrim dhe Bashkim (LIB)  gjykon se koha nuk pret dhe duhet filluar më në fund, një cikël të ri angazhimesh nga ana e ish luftëtarëve të UÇK-së si dhe të gjithë qytetarëve liridashës që të vihen në mbrojtje të Mitrovicës nga ndërhyrjet sistematike të shtetit serb.

Të përpiqemi konkretisht për të penguar rikolonizimin e kësaj pjese nga ana e Serbisë dhe të angazhohemi fuqishëm për kthimin e mbi 12 000 mijë shqiptarëve të dëbuar me dhunë vetëm brenda një periudhe shumë të shkurtër pas luftës. Në të njëjtën kohë kërkojmë kthimin e të gjithë atyre familjeve të cilat për shkaqe sigurie ende janë jashtë vatrave dhe pronave të tyre.

Protesta kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë tregon dështimin e radhës të institucioneve shtetërore të Kosovës, të cilat përveç disa deklarimeve gojore, sikur të ishin OJQ, asgjë nuk kanë bërë dhe nuk po bëjnë për të penguar funksionimin e shtetit serb në këtë pjesë të Kosovës. 

Prandaj, ta masivizojmë dhe ta fuqizojmë së bashku protestën, në mënyrë që t’ua bëjmë me dije institucioneve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, përkatësisht misioneve ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, se është koha për hapa serioz, urgjent dhe konkret.

Ndryshe situata mund të përkeqësohet edhe më shumë dhe e tërë përgjegjësia për këtë do të bie mbi të gjithë këta mekanizma të cilët kanë zgjedhur mosveprimin në vend të veprimit dhe tolerimin e veprimit të Serbisë në Kosovë në vend të pengimit të saj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)