26 Prill 2024

Lansohet raporti për ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë

Prishtinë, 30 shtator - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” i cili do të mbahet sot dhe mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës.

Rezilienca apo qëndrueshmëria është fushë e re dhe e pa analizuar në Kosovë. Ende nuk dihet për impaktin që rezilienca ka parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në komunitet.

Nëpërmjet këtij hulumtimi, QKSS ka bërë vlerësimin e reziliencës së komunitetit kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit si dhe është bërë identifikimi i faktorëve që rrisin reziliencën e komunitetit ndaj formave të ndryshme të ekstremizmit dhe radikalizmit në nivel individual dhe atë komunitar.

Për matjen e reziliencës së komunitetit ndaj ekstremizmit dhe radikalizmit janë matur 3 indikator si: a) identiteti dhe kohezioni social i komuniteteve në Kosovë; b) Lidhja me Kosovën dhe besimi në institucionet e shtetit si dhe c)Harmonia fetare ndërmjet komuniteteve në vend.

Nëpërmjet vlerësimit të këtyre indikatorëve ne kemi identifikuar pikat e forta të reziliencës së komunitetit në Kosovë kundër formave të ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm të cilat kanë rol primar në krijimin e  komuniteteve reziliente kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Po ashtu, raporti ka identifikuar edhe pikat e dobëta në komunitet  të cilat e bëjnë më të cenueshëm komunitetin nga dhuna dhe ekstremizmit i dhunshëm.  

Raporti ofron rekomandime konkrete për komunitetin dhe institucionet e shtetit me qëllim të forcimit të reziliencës së komunitetit ndaj formave të ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm.

Në këtë aktivitet janë të ftuar përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues   të bashkësive fetare, përfaqësues të agjencive të zbatimit të ligjit, përfaqësues të Qeverisë, zyrtarët të linjës së parë të C/PVE, hulumtues dhe studiues të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, media të cilët kanë përgjegjësi për parandalimin e formave të ndryshme të ekstremizmit të dhunshëm në komunitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)