10 Gusht 2020

Lansohet projekti i UNDP-së mbështetje përpjekjeve kundër-korrupsionit në Kosovë

Prishtinë, 1 korrik - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka kënaqësinë të njoftojë për fillimin e fazës së tretë të projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër-korrupsionit në Kosovë (SAEK III) 2020-2024, i financuar nga qeveritë e Zvicrës (SDC) dhe Suedisë (SIDA).

Fazat e mëparshme të SAEK I (2012-2016) dhe SAEK II (2016-2020) u siguruan institucioneve të Kosovës mbështetje për hartimin e legjislacionit dhe politikave për parandalimin e korrupsionit, udhëzime për gjykata për dënime në rastet e korrupsionit, deklaratave të pasurisë dhe të të ardhurave të zyrtarëve publik, financimin e partive politike dhe ndalimin e pastrimit të parave.

Rritja e kapaciteteve të Agjencisë Kundër Korrupsionit rezultoi në 89 dënime, ndërsa platforma për raportimin e korrupsionit kallxo.com ka rezultuar me mbi 50 arrestime dhe aktakuza kundër zyrtarëve të lartë publik. Projekti certifikoi më shumë se 40 ekzaminues të mashtrimeve që punojnë në organet hetimore që mirren me raste të ndërlikuara të korrupsionit dhe krimit financiar.

Deri më tani, SAEK i ka siguruar Kosovës një gamë të gjerë mjetesh elektronike për anti-korrupsion, duke përfshirë sistemin online të deklarimit të aseteve dhe të të ardhurave të zyrtarëve të lartë publik; një sistem të menaxhimit të çështjeve për hetime paraprake të korrupsionit; një mjet online për prokurorinë për hetimin e të dhënave financiare të taksave dhe doganave të objektivave të korrupsionit dhe krimit financiar; Personat e Ekspozuar Politikisht (PEP-sat) dhe bazat e të dhënave për rikuperimin e pasurive për të gjurmuar pasuritë personale dhe të korporatave – i përmendëm vetëm disa.

Përpjekjet e SAEK-ut kanë rezultuar në atë që Kosova tani të ketë ekspertizë të brendshme për hetimin e krimit financiar, përdorimin e rregullt të mjeteve elektronike anti-korrupsion posaçërisht të dizajnuara dhe bashkëpunim të fuqishëm ndërinstitucional – ku të gjitha këto janë themel për një sistem efikas anti-korrupsion. Duke u mbështetur në këto rezultate, SAEK III synon të forcojë më tej transparencën dhe llogaridhënien duke u përqëndruar në rikuperimin e aseteve të vjedhura të fshehura.

Në ceremoninë virtuale të nënshkrimit, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së Maria Suokko deklaroi se: "Përpjekjet e përbashkëta për të luftuar korrupsionin janë veçanërisht të rëndësishme në këtë kohë të pandemisë globale COVID-19 kur autoritetet përballen me një krizë që nuk është vetëm shëndetësore – është kjo një krizë zhvillimore komplekse që ka prekur të gjitha fushat e jetës përfshirë edhe qeverisjen. Tani, më shumë se kurrë, është e rëndësishme që fondet publike të përdoren në mënyrë efikase dhe transparente për ata që kanë më shumë nevojë."

Ambasadori i Zvicrës, Sh.T. Jean-Hubert Lebet dhe Ambasadorja e Suedisë, Sh.S. Karin Hernmarck Ahliny në deklaratën e tyre të përbashkët theksuan që: "Ne jemi të bindur që qytetarët e Kosovës meritojnë një të ardhme më të mirë, ku askush nuk është mbi ligjin. Kjo është arsyeja pse ne duam të ndihmojmë më tej institucionet kryesore në Kosovë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura. Instrumentet kryesore janë të vendosura, por pas shumë vitesh premtime, mungesa e mbështetjes politike vazhdon të pengojë përpjekjet për të luftuar korrupsionin. Ne presim vendosmëri më të fortë dhe rezultate më të prekshme.”

UNDP SAEK reshtohet me partnerët puna e të cilëve është të zbuloj dhe ndjek penalisht ata të cilët keqpërdorin fondet publike për përfitime personale dhe, që është edhe më me rëndësi, që asetet e vjedhura të rikuperohen dhe t’i kthehen buxhetit publik për ti përdorur për nevojat e popullit.

UNDP falenderon përzemërsisht qeveritë dhe popujt e Zvicrës dhe Suedisë, SDC-në dhe SIDA-në për përkrahjen dhe besimin ndaj punës tonë. Së bashku do të vazhdojmë të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve përmes një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse dhe të sigurojmë që korrupsioni të mos tolerohet as tani në kohë krize e as në rrethana normale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)