18 Prill 2024

Lansohet Forumi i Gruas për Siguri

Prishtinë, 11 dhjetor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), sot më 11 dhjetor 2019, lansoi sot platformën "Forumi i Gruas për Siguri në Kosovë” që ka për qëllim fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre në sektorin e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë dhe avokimin për adresimin e shqetësimeve dhe pakënaqësive të tyre në sektorin e sigurisë.

Për më tepër, përmes këtij forumi, synohet fuqizimi i rolit të gruas si lidere në komunitetit, nxitja e bashkëpunimit dhe promovimi i rëndësisë së rolit aktiv të gruas në parandalimin e konfliktit, dhunës dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Themelimi i kësaj platforme hyn në kuadër të aktiviteteve të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm" i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Përmes këtij projekti, QKSS synon të identifikojë potencialin e ndërtimit të qëndrueshmërisë së komuniteteve në komunën e Gjilanit, Prishtinës, Podujevës, Vitisë, Prizrenit, Fushë Kosovës, Pejës, Mitrovicës, Suharekës dhe Deçanit.

Në hapje  të  konferencës, Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i QKSS-së foli për përvojen disa vjeçare të QKSS-së në fushën e luftimit dhe parandalimit të ektremizmit të dhunshëm, me fokus në hulumtimin e kësaj çështje si dhe implementimin e aktiviteteve që kanë për qëllim fuqizmin e rolit të komuniteteve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Sa i përket Forumit të Gruas për Siguri, Z. Vrajolli theksoi se ky aktivitet hyn në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të QKSS-së për një çasje më gjithpërfshirëse ndaj Ö›çështjeve të sigurisë dhe falëndëroi ambasadën holandeze në Kosovë që bënë të mundur realizimin e këtij projekti.

Në hapjen e konferences foli edhe Sh.S. Znj Gerrie Willems, Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Prishtinë, e cila theksoi rendesinë e lansimit të Forumit të Gruas për Siguri në Kosovë për të ofruar hapesirë më të madhe për përfshirjen e grave në diskutimet rreth çështjeve të sigurisë, duke theksuar rëndësinë e avokimit të vazhdueshëm për të avansuar tutje rolin e gruas në Kosovë.

Në pjesën e dytë të konferencës u mbajt një panel diskutimi me temë “Roli i gruas në ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme në Kosovë” ku ishin të ftuar  znj. Teuta Avdimetaj, Hulumtuese në QKSS, Qëndron Kastrati, Kryetar IiKomunës së Kamenicës, z.Hajrullah Ceku, deputet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, znj. Luljeta Berisha, Koordinatore e Projektit në KRCT, si dhe Kapiten Vjollca Hoti, komandante në Stacionin Policor Jugu në Komunën e Prishtinës- nga Policia e Kosovës.


Gjatë këtij paneli u diskutua për rëndësinë e themelimit të Forumit të Gruas për Siguri për të përfshirë perspektivën gjinore në debatet rreth sigurisë në Kosovë, për politikat e mira të qeverisjes lokale të bazuara në parimin e gjithpërfshirjes, përfaqësimin e barabartë të grave nga komunitetet e margjinalizura, rolit  të Policisë së Kosovës në komunitet dhe adresimit e shqetësimeve të grave rreth sigurisë, si dhe pritshmëritë rreth fuqizimit të rolit të gravë në fushën e sigurisë dhe më tej nga qeveria e mandatit të ardhshëm. Paneli u moderua nga Znj. Learta Hollaj, Hulumtuese e Lartë nga INDEP.


Kjo konferencë u organizua në kuadër të projektit "Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm" e përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovës përmes fondit MATRA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)