20 Prill 2019

Lahi Brahimaj ftohet nga Gjykata Speciale

Prishtinë, 11 shkurt - Ish-gjenerali i UÇK’së, Lahi Brahimaj është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale. Brahimaj ka konfirmuar për Gazetën Express se ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale dhe do t’i përgjigjet asaj.

“Jam i gatshëm të bashkëpunoj dhe t’i përgjigjem ftesës sic kam bërë edhe më herët”, ka thënë Brahimaj.

Brahimaj ka qenë zëvendëskomandant i zonës operative të Dukagjinit, ndërsa më parë ishte akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime të luftës, por ishte shpallur i pafajshëm.

Ai thotë se është i gatshëm që edhe njëherë t’i përgjigjet një Tribunali, i cili u formua nga Kuvendi i Kosovës në gusht të 2015’ës.

“Vota ime ka qenë kundër si deputet për këtë gjykatë, por unë e respektoj si kanë votuar shumica e deputetëve”, është shprehur ish-deputeti i AAK’së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)