22 Janar 2019

Kryeprokurori Kurmehaj viziton pesë stacionet policore të rajonit të Pejës

Prishtinë, 22 tetor - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka vizituar pesë stacione policore të Pejës, Klinës, Istogut, Deçanit dhe Junikut,  që janë nën kompetencë të kësaj prokurorie, me ç’rast është takuar me komandantët dhe shefat e hetimeve. 

Gjatë këtyre takimeve u diskutua për problemet aktuale të kriminaliteti në rajon të Pejës, por edhe dukurive kriminale që janë me karakteristike nëpër stacionet policore përkatëse.

Gjithashtu, u dakordua që me prioritet të trajtohen raste kur i dyshuari gjendet në ndalim policor, për proceduarat e sekuestrimit dhe rastet e recidivizmit, në ketë kontest u diskutua edhe për avancimin e bashkëpunimit në relacionin polici- prokurori.

Vlen të theksohet se kjo është vizita e dytë që ju bëhet stacioneve policore të rajonit të Pejës, gjatë këtij mandati nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim  Kurmehaj.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë  publike në Kosovë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Punëtorët teknik te disa shkollave të Prishtinës protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me mos rritjen e pagave si dhe neglizhenca e Komunës së Prishtinës për t'i kthyer këta punëtorë nën menaxhim të Komunës sipas ligjit mbi Kryeqytetin e Kosovës. (Para Komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e parë për ketë vit në të cilën do te shqyrtojë Projekt Statutin e Trepçes dhe Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të NP KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën 'Pozita dhe problemet e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Profesori në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, do të mbajë ligjëratë për studentët e UBT-së me temë “Dialogu Kosovë - Serbi: Sfidat dhe rruga përpara”. (Kampusi i UBT-së, ora 16:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restorant Rroni në Veternik, ora 18:00)