26 Prill 2024

Kryeparlamentari grek priti në takim kryetarin Glauk Konjufca

Prishtinë, 2 qershor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë qëndrimit të tij në Athinë, në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, është pritur në një takim dypalësh nga Kryetari i Parlamentit të Republikës Helene, Konstantin Tassoulas.

Kryetari Konjufca e ka falënderuar z. Tassoulas për përkrahjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë etapave shtetndërtuese, si dhe i ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes dy vendeve.

Kryetari i Parlamentit grek, z. Tassoulas, ka falënderuar Kryetarin Konjufca për diskutimet konstruktive të delegacionit nga Kosova dhe e ka siguruar se vendi i tij do të vazhdojë qasjen konstruktive ndaj Kosovës.

Dy kryeparlamentarët kanë diskutuar gjithashtu lidhur me zhvillimet globale dhe janë dakorduar se përpjekjet për ruajtjen e paqes duhet të intensifikohen.

Kryeparlamentari grek mbrëmë ka shtruar darkë për homologët e tij, pjesëmarrës në punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që po mbahen në Greqi. ​


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)