26 Janar 2022

Kryeministri Kurti hapi Kursin e Sigurisë Publike

Vushtrri, 30 nëntor - “Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar të vazhdojmë të kontribuojmë për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme të rajonit dhe më gjerë”, tha Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapjen e Kursit të Sigurisë Publike të bashkëorganizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

Në këtë trajnim që organizohet me qëllim të tërheqjes së vëmendjes, diskutimit dhe shkëmbimit të përvojave mbi sfidat ndërkombëtare të sigurisë, po marrin pjesë zyrtarë policor nga mbi dhjetë shtete.  

Republika e Kosovës, si shtet i ri, që ndër të tjera shquhet për diversitetin e saj kulturor, etnik dhe fetar, me bukuritë e saj natyrore dhe mikpritjen e qytetarëve të saj - është shembull i gjallë i "unitetit në diversitet", tha kryeministri.

Ndërsa Kosova rritet si shtet, ne vazhdimisht përpiqemi të shërbejmë si model për botën; si një vend ku komunitete dhe kultura të ndryshme jetojnë në paqe, pavarësisht nga një e kaluar e mbushur me luftëra dhe gjakderdhje, shtoi ai.

Kryeministri theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin për të vazhduar të kontribuojmë për stabilitetin afatgjatë dhe paqen e qëndrueshme të rajonit dhe më gjerë, duke zgjeruar bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerë të tjerë.

Pikërisht fakti që bota po ndryshon me një shpejtësi të jashtëzakonshme, veçanërisht gjatë dy dekadave të fundit, fati i shoqërive tona dhe i vendeve tona e ka bërë botën tonë më të ndërlidhur dhe të ndërvarur se kurrë, tha kryeministri. Ai theksoi se në të njejtën kohë, kjo i ka bërë detyrat e policisë më komplekse dhe sfiduese.

Kryeministri potencoi se diplomacia e sotme duhet të mbështetet, më shumë se kurrë më parë, në parimet e paqes dhe demokracisë, stabilitetit dhe progresit, në mënyrë që të sigurojë një botë më të drejtë, të lirë të begatë të jetueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2022

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhes. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon homazhe dhe nderime për dëshmorët e kombit: Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi, të rënë në Brestoc me 27 janar 1990. (Brestoc, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Komuniteti Bektashian i Kosovës Gjyshata Gjakovë organizon ngjarjen përkujtimore për një vjetorin e kalimit nga jeta të ish-Kryetarit të Komunitetit Bektashian të Kosovës, Baba Mumin Lama si dhe 47 vjetorin e kalimit nga jeta të Baba Musa Himaduna, njëkohësisht rivarrimin e tij në tyrben e baballarëve bektashian në Gjakovë. (Ambientet e Teqesë Bektashiane në Gjakovë pranë “Hani i Haraçisë”, ora 11:00)
 
- Komuna e Rahovecit organizon manifestimin përkujtimor e kulturor për dëshmorët e kombit: Nesimi Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Me rastin e 30 vjetorit të Shtëpive-Shkolla, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama së bashku me ekipin e tij, do ta vizitoj Muzeun “Shtëpitë-Shkolla” te familja Hertica, shtëpi këto që u shndërruan në shkolla në periudhën e rezistencës mbarë popullore kundër regjimit serb. (Kodra e Trimave, ora 12:00)

- Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i kushtohet shkrimtarit, veprimtarit politik, laureatit të Çmimit Nobel për Paqe dhe të mbijetuarit të Holokaustit, Elie Wiesel.  (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 12:00)

- Institutit për Politika Zhvillimore mban konferencën lidhur me situatën energjetike në vend. (Zyret e INDEP, ora 14:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)