15 Nëntor 2019

Krimet ekonomike të Policisë arrestojnë 5 për falsifikim të diplomave shkollore

Prishtinë, 10 tetor - Policia e Kosovës me njësitë kompetente për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dje me datën 09.10.2019, në lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit dhe Prishtinës, ka arrestuar pesë (5) persona të dyshuar për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”.

Pesë (5) personat e dyshuar tani më të arrestuar, duke vepruar në grup në një periudhë kohore, me veprimtari ilegale të shtrirë në disa komuna dhe rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës në këmbim të pagesave në tarifa të ndryshme, kanë siguruar dokumente zyrtare të falsifikuara–diploma të aftësimit profesional, diploma të shkollimit të mesëm e të tjera, për persona të ndryshëm.

Pas disa muajve të zhvillimit të hetimeve profesionale dhe aplikimit të masave të përcaktuara sipas kodit të procedurës penale të  RKS-së (KPPRKS-së), nga sektori rajonal i hetimeve në Prizren në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Drejtorinë për Mbështetje të Hetimeve nga DPP në Prishtinë, dje me datën 09.10.2019, në flagrancë janë arrestuar pesë (5) persona të dyshuar (4 meshkuj/shqiptarë/kosovarë dhe një femër sh/kosovare) duke shitur diploma të shkollës së mesme. 

Si vazhdimësi e operacionit gjatë bastisjeve të realizuara në rajonin e Prizrenit dhe Prishtinës janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: para,  telefona mobilë, kopje të diplomave të profileve të ndryshme, vula, formularë të ndryshëm, forma bllanko të diplomave e të tjera.

Plani operativ është realizuar në bashkëpunim dhe bashkërendim të plotë nga Sektori Rajonal i Hetimeve, Drejtoria Rajonale në Prizren, prokurori i Prokurorisë Themelore-Prizren, Njësia për Reagim të Shpejtë në Prizren dhe Drejtoria për Mbështetje të Hetimeve në DPP Prishtinë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent dërgohen në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orëve, për procedura të mëtejme ligjore.

Policia inkurajon qytetarët që çdo informacion të rëndësishëm që mund të dërgojë në parandalimin dhe luftimin e këtyre dukurive negative, përfshirë informacionet tjera që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin, të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që kryerësit këtyre veprave penale të dalin para organeve të drejtësisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2019

- Me rastin e shënimit të Ditës së Avokatisë nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Filarmonia e Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me koncertin e radhës artistik. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, 14:30)
 
- Me rastin e ndeshjes Kosovë - Angli, trajneri i përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 16:15) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ora 17:00) 

- Kombëtarja e Anglisë do të mbërrijë në Kosovë. (Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 18:30)

- Mbahet konferenca e Klubit futbollistik te Anglisë. (Hotel Emerald, ora 19:30)