19 Mars 2024

KPK dhe GLPS nënshkruan memorandum të bashkëpunimit

Prishtinë, 20 maj - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit.

Memorandumi i bashkëpunimit, i nënshkruar nga Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni dhe Drejtoresha ekzekutive e GLPS-së, Arbëresha Loxha, ka për qëllim krijimin e bazës së bashkëpunimit në mes të KPK-së dhe GLPS-së për zbatimin e Projektit “Monitorimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”.

KPK-ja, përmes këtij memorandumi, do t’i mundësojë monitoruesve të GLPS-së përcjelljen dhe monitorimin e të gjitha mbledhjeve të KPK-së dhe do të ofrojë qasje në dokumentet publike në përputhje me Ligjin për qasje në dokumentet publike.

Ndërsa, GLPS-ja do të garantojë se çdo informacion i marrë në sistemin prokurorial do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, i cili përcakton qasjen në dokumente publike dhe në informacione të ndjeshme të karakterit prokurorial.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)