20 Prill 2024

Kosova synon të bëhet pjesë e Operacioneve Paqeruajtëse

Paris, 19 korrik - Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) z. Burim Ramadani, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe oficeri i lartë kolonel Jeton Dreshaj, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Francës.

Delegacioni i MFSK-së i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Paris z. Qëndrim Gashi  u prit nga z. Thomas Bertin, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës.

Në takimet që zhvilloi delegacioni i FSK-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe  në Ministrinë e Mbrojtjes të Francës, janë diskutuar arritjet e FSK-së, bashkëpunimi dypalësh dhe avancimi i marrëdhënieve ndërmjet dy ministrive.

 Zëvendësministri Ramadani dhe gjeneral Rama  në takimet e tyre me zyrtarët francez biseduan  edhe për sigurinë në Kosovë dhe rajon, si dhe për të ardhmen e FSK-së dhe mundësitë që FSK-ja në të ardhmen të bëhet pjesë e Operacioneve Paqeruajtëse krahas ushtrive të vendeve të NATO-s.

Në të gjitha takimet e delegacionit të MFSK-së me zyrtarët francez u arrit konstatimi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës për çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjes është kontribut për partneritetin e përgjithshëm midis dy vendeve si dhe për sigurinë rajonale dhe më gjerë.

 

                                           ​

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)