16 Janar 2019

Kosova pjesë e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit

Prishtinë, 19 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin Nathan A. Sales, Koordinator kundër terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA-së.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar z. Sales, për progresin dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të fuqizuar sundimin e rendit dhe ligjit, konsolidimin e përgjithshëm të institucioneve të sigurisë, duke thënë se Kosova është pjesë e koalicionit global në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Jemi të përkushtuar në bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët. U jemi mirënjohës dhe falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që keni dhënë në kohëra të vështira dhe tani në jetësimin e shtet ndërtimit demokratik të vendit”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e ShBA-së për anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

Nathan A. Sales, Koordinator kundër terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, ka vlerësuar progresin e Kosovës, duke thënë së Republika e Kosovës do të vazhdojë ta ketë mbështetjen e ShBA-së edhe në të ardhmen, duke vlerësuar se forcimi i sundimit të rendit dhe të ligjit dhe zhvillimi demokratik i vendit janë të rëndësishme në rrugën euroatlantike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)