27 Prill 2024

Kosova nënshkruan marrëveshje për Bashkëpunim Policor me Italinë

Prishtinë, 12 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu po qëndron në një vizite zyrtare në Republikën Italiane, ku sot së bashku me ministren e Punëve të Brendshme , znj. Luciana Lamorgese, kanë nënshkruar marrëveshje për Bashkëpunim Policor, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Italiane.

Kjo marrëveshje edhe më tutje do të forcojë përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit transnacional, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Më këtë rast ministri Veliu ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me strukturat e ndryshme të sigurisë së Republikës Italiane, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë një aleat dhe partner i besueshëm.

Ministri Veliu ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Italiane ka dhënë në shtet-ndërtimin e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen në proceset integruese euro-atlantike.

Ndërsa ministrja e Brendshme e Republikës Italiane, znj. Lamorgese vlerësoi lartë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e sigurisë dhe shprehu gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në çështjet me interes të përbashkët, për sigurinë rajonale dhe atë Evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)