19 Prill 2024

Kosova ekstradon shtetasin belg Peter De Vos për në Belgjikë

Prishtinë, 4 mars - Ministria e Drejtësisë në mbështetje nga Policia e Republikës së Kosovës, ka ekstraduar shtetasin belg, Peter De Vos, nga Kosova për në Belgjikë.

Dorëzimi i De Vos nga zyrtarët e Policisë së Kosovës tek përfaqësuesit e policisë së shtetit belg, është kryer në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, më datën 3 mars 2010 në ora 16:30 min.

De Vos, i lindur më 7 gusht 1980, me vendbanim të fundit në Gent, Belgjikë është arrestuar nga Policia e Kosovës më datën 18 dhjetor 2009, në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol-i Belg, me dyshimin se De Vos ka kryer vepër penale të shfrytëzimit seksual të fëmijëve nën moshën 16 vjeçare në, territorin e shtetit Belg, në kundërshtim me nenet 373 dhe 374 të Kodit Penal të Belgjikës, si dhe e dënueshme edhe me Ligjin e aplikueshëm Penal në Republikën e Kosovës.

Më datën 24 dhjetor 2009, Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka konfirmuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për ekstradimin e të pandehurit për në Belgjikë.

Në përputhje me këtë Ministria e Drejtësisë më datën 27 janar 2010, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale ka lejuar ekstradimin e De Vos nga Kosova për në Belgjikë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)