20 Prill 2024

Korrupsioni kërcënim ndaj demokracisë

Prishtinë, 20 mars - Ambasadori i Shteteve te Bashkuara, Greek Delawie do të jetë folësi kryesor në panelin “Korrupsioni si Kërcënim ndaj Demokracisë” që do të mbahet në ditën e dytë të aktivitetit vjetor “Java e Grave”. 

Korrupsioni është njëra nga sfidat kryesore të shteteve anembanë botës, sfidë kjo që kërcënon stabilitetin e institucioneve demokratike, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, si dhe sigurinë publike.  Tema e Javës së Grave sivjet është “Qeverisja Llogaridhënëse”. 

Korrupsioni është një nga pengesat kryesore në rrugën e arritjes së qeverisjes llogaridhënëse.

Java e Grave është një aktivitet vjetor në nivel kombëtar i cili filloi në vitin 2012 si pilot projekt i Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) me mbështetje të USAID-it. 

Ai sjellë së bashku një grup ndëretnik prej më shumë se 100 gra përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediumeve dhe botës akademike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)